Në ndryshim nga pak muaj më parë, ku zgjedhjet vendore bënë bashkë më shumë se kurrë, Sali Berisha vijon aksionin e tij opozitar pa Ilir Metën në krah.

Ky zhvillim ka lënë vend për interpretime që kanë të bëjnë me një ftohje mes ish-kundërshtarëve dhe tashmë aleatë shumë të mirë. Berisha ka mohuar, madje edhe për këtë bën fajtor Edi Ramën.

“Lidhur me Partinë e Lirisë, të gjitha këto janë përndjekje politike e opozitës nga Edi Rama. Nuk ka asnjë ftohje me PL, përkundrazi siç e shihni jemi në sintoni me të dhe partitë e tjera të opozitës në kushtet e një diktature bande të vendosur nga Edi Rama dhe klani i tij”, tha Berisha.

Në aksionin opozitar të nisur së fundmi nga Partia Demokratike në Kuvend, janë parë pak ose aspak aktivë deputetët e Partisë së Lirisë, mes të cilëve edhe Monika Kryemadhi. Kjo e fundit i është rikthyer betejës së Inceneratorëve e ndërsa nuk ka ngritur shumë zërin për ngritjen e Komisioneve Hetimore.