Deputeti Sali Berisha vazhdon të sfidojë organet e drejtësisë, Prokurorinë dhe Gjykaten e Posaçme duke mos zbatuar vendimet e tyre te detyrueshme ne ligjin procedurial penal.
Eshte fjala për masat detyruese e kufizuese ndaj tij, si kufizimi per te dale jashte vendit dhe paraqitja çdo jave ne organet e drejtesise.
Akuza penale e ngritur ndaj tij eshte shume e rende dhe për më tepër është ngritur ndaj nje personi qe ka dy vjet i shpallur non grata per korrupsion.
Dy muaj e ca kane kaluar dhe ketyre vendimeve te SPAKUT ai nuk u bindet dhe nuk denjon t’i zbatoje duke zgjedhur rrugen e krijimit te alibive se “masat jane antikushtetuese” dhe se “s’ka vendim te Kuvendit”, duke kaluar ankimet sa nga një gjykatë, në tjetrën.
Ju drejtuam për një intervistë lidhur me këtë situatë z.Spartak Braho.
Z.Braho, si e shikoni ju gjendjen e krijuar mes Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme dhe shpërfilljes që ish-kryeministri Sali Berisha u bën vendimeve të tyre lidhur me personin e tij? Ka diçka qe nuk shkon ne punen e Spak-ut?
Ju pyesni perse Spak nuk ju drejtua direkt Kuvendit te Shqiperise me kerkesat e tij per masat kufizuese? Ka debate a është i qellimshem apo neglizhencë ky qendrim. Mendoj se asgjë nuk mund te hamendesojmë deri tani. Duhet të presim.
Po nëse votohet dhe jepet leja nga Kuvendi, mendoni ju se do shkojë Berisha në Spak?
Une nuk besoj. Ka perseri gjasa qe do te sajojë alibi te tjera per te mos u paraqitur.
Po ç’duhet te beje SPAK pas kesaj?
Do te sugjeronim vetem rrugen ligjore per çdo rast. Berisha eshte stervitur dhe e ka ne genin tij mos zbatimin e ligjit. Si “veteran” ne rrugetimin politik me tè, do t’ju deshmoj nje rast apo precedent qe i takon vitit 1998, vit ne te cilin atij ju hoq imuniteti si i akuzuar per tentative per grusht shteti.
Atij i është hequr imuniteti në 1998 dhe për 4 vjet u thirr por nuk u paraqit në Prokurori, pavarësisht se ishte marrë “autorizimi nga Kuvendi”.
A mund të na jepni detaje apo dokumenta lidhur me rastin dhe rrethanst e tij?
Unë kam qenë atë kohë kryetar i Komisionit Parlamentar i Rregullores dhe Imunitetit të Mandateve. Një komision jo me shumë peshë, pa ndonjë angazhim të veçantë, por që në ato ditë të dhjetorit 1997 , u bë epiqendër, pasi ky Komision do të shqyrtonte kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi për t’i hequr imunitetit deputetit Sali Berisha.
Komisioni përbëhej nga unë si Kryetar, Nard Noka nën kryetar, Nikoll Lesi, Afrim Cenga, Ligoraq Karamelo dhe Fatmir Xhindi.
Ndonëse Berisha u thirr disa herë për t’u njohur me materialin e Prokurorisë, ai nuk u paraqit. E njoftova përsëri nëpërmjet Drejtorisë së Policisë se duhej të paraqitej, ndryshe do të merrej forcërisht.
U paraqit në zyrat e Kuvendit, ku mblidhej dhe Komisioni, por ndjehej fodulloku aq sa sytë i nxirrnin xixa. E ftova të ulej në karrige por nuk pranoi, i bëra të ditur qëllimin e thirrjes dhe njëkohësisht me shpejtësi i lexova dhe materialin së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme.
E pyesa nqs kishte diçka për të thënë, por më tha “Jo! Këto janë të gjitha shpifje, kërkush s’mund t’ja heqi imunitetin Sali Berishës!” Dhe duke turfulluar, u ngrit për të dal në drejtim të derës.
“Dëgjo Sali Berisha” i thashë ”këto që ju i quani shpifje, do t’i hetojë Prokuroria dhe do t’i hetojë Gjykata. Në këto raste, juve duhet të dorëzoni imunitetin! Ky është dhe vendimi i Komisionit!”
Një pjesë e Komisionit, ishte larguar përpara se të shpallej vendimi. Vetëm deputeti Nikoll Lesi, Afrim Çenga dhe Fatmir Xhindi kishin qëndruar.
Të nesërmen, seanca plenare votoi heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha. Por ai nuk u paraqit asnjëherë në Prokurori?
Nuk u paraqit as pas vendimit të Kuvendit?
Për 4 vjet ai nuk u paraqit asnjëherë vullnetarisht në Prokurori.
—-
Më poshtë tekstet e dy dokumenteve të dhëna nga z.Braho, publikuar sot nga gazeta DITA për këtë rast.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI POPULLOR
VENDIM
Nr. 391, datë 18.9.1998
PËR HEQJEN E IMUNITETIT TË DEPUTETIT SALI RAM BERISHA DHE DHËNIEN E AUTORIZIMIT PËR NDJEKJE PENALE
Në mbështetje të nenit 22 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 për Dispozitat Kryesore Kushtetuese dhe neneve 97 dhe 178 të rregullores së Kuvendit Popullor, me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
T’i hiqet imuniteti deputetit Sali Ram Berisha dhe jepet autorizimi për ndjekje penale ndaj tij për krimin e parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYETARI
Skënder Gjinushi (firma-vula)
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PROKURORIA E SHQIPËRISË
Nr prot. 1425/1
Tiranë, 14. 09. 1998
KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
SKËNDER GJINUSHI, KRYETAR I KRYESISË SË KUVENDIT POPULLOR
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë ka filluar procedimin penal për kryerjen e krimit të kryengritjes së armatosur të parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ndodhur në datën 13 dhe 14 shtator 1998 në Tiranë.
Deri tani është punuar me kqyrjen e vendeve të ngjarjeve që përfshijnë shkatërrimet masive të institucioneve kryesore të shtetit si dhe të një numri objektesh pronë private.
Sipas provave të grumbulluara deri tani rezulton e provuar se organizatorët e kësaj kryengritje të armatosur janë, ndërmjet të tjerëve, edhe Vili Minarolli, Pjeter Arbnori, Shaban Memia, Jemin Gjana, Fatos Beja , Leonard Demi deputetë të Kuvendit Popullor. Duke përfituar nga ceremonia mortore e ish-deputetit të Kuvendit Popullor, z. Azem Hajdari, me bashkëpunëtorë të tyre të ngushtë dhe persona të armatosur kanë pushtuar me dhunë institucionet qendrore të shtetit, si Kryeministrinë, Kuvendin Popullor, Gjykatën Kushtetuese, Ministri të ndryshme dhe Radio-TeIevizionin Shqiptar prej nga ku dhanë kushtrime lufte, shpifje, dizinformacion dhe shprehën haptazi përfundimin e kryengritjes që sipas tyre përfundoi me marrjen e institucioneve të shtetit.
Ky plan është paralajmëruar prej kohe më parë dhe , veçanërisht ditët përpara realizimit te tij. Ata haptazi kanë bërë thirrje për përmbysjen me dhunë të institucioneve shtetërore kushtetuese duke e vënë vehten në rolin e organizatorëve të gjithçkaje që ndodhi në Tiranë.
Kjo mënyrë sjelljeje e tyre, që përbën një vijë të vazhdueshme e të pandryshuar të përsëritjes së dhunës, formon elementet e krimit të kryengritjes së armatosur të parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal.
Meqenëse, vepra penale e ndodhur përbën rrezikshmëri të madhe shoqërore, kërkojmë nga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë heqjen e imunitetit të deputetëve të sipërcituar dhe dhënien e lejes për fillimin e procedimit penal dhe arrestimin e tyre.
Kjo kërkesë u përmbahet urdhërimeve të nenit 22 të ligjit Nr 7491 dt 29.4. 1991 Per dispozitat Kryesore Kushtetuese dhe nenit 288 te Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.
PROKURORI I PËRGJITHSHËM Arben RAKIPI (firma-vula)/