Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në një komunikim me mediat u pyet edhe për Kongresin e PS-së që do të mbahet nesër, duke u shprehur se ai do të jetë i jashtëzakonshëm për disa aryse.
Çuçi tha se do të bëhet një përmbledhje e gjithë rrugëtimit të qeverisë dhe do të reflektohet mbi gjërat që duhen të bëhen më mirë si dhe për projektin e Shqipërisë 2030.
“Kryetari ndryshohet edhe në kongrese të zakonshme. E jashtëzakonshme është se nuk është as zgjedhor dhe as sipas rutinës. Është një kongres që bëhet për të bërë një përmbledhje, për të reflektuar mbi gjërat që duhet të bëjmë më mirë dhe për të përcaktuar vizionin tonë për Shqipërinë e vitit 2030″ u shpreh Çuçi.