Sali Berisha në kontestim të vendimit të GJKKO ka paralajmëruar se do çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Avokati Spartak Ngjela në “Frontline” në Report Tv tha se Strasburgu do të qeshte me mbrojtjen që bën Berisha.
Pyetje: Sa do i shërbente Berishës po ta çonte çështjen në Strasburg?
Ngjela: Nuk do shkojë Berisha në Strasburg por çështja. Do qeshë Strasburgu me këtë mbrojtje. Vendimi i Strasburgut megjithatë nuk është detyrues. Shumë nuk e kanë zbatuar.
Pyetje: Nëse do ishit avokati i Berishës si do vepronit, si do e bënit mbrojtjen?
Ngjela: Do shikoja sa është masa e fajësisë. Fajësia është qëndrimi psikik i personit ndaj veprës. Nëse personi ka bërë një vepër dhe ka shthurje mendore është i pafajshëm sepse gjendja psikike e tij nuk i takon gjendjes normale. Mbrojtja bëhet para një gjykate dhe jo nga shtëpia ime. S’kam si të them si do ta mbroj sepse çdo avokat ka sistemin e vetë.
Pyetje: Nëse Berisha pas vendimit të gjykatës ditën e nesërme të dalë nga banesa në ambiente të tjera, apo për të shkuar në seli, a rrezikon ashpërsim të mëtejshëm të masës së sigurisë?
Ngjela: 100%. Ashpërsohet masa, por ai nuk del dot pa leje sepse nuk do ta lënë policët.