Kur duhen edhe një muaj nga nisja e Big Brother, kanë filluar të qarkullojnë dhe emrat e mundshme të pjesëmarrësve, në Reality show-n që është ndër më të ndjekurit në Shqipëri. Nëse për drejtimin Zëri ka raportuar ekskluzivisht se kandidati më i mundshëm është Ledion Liço, për pjesëmarrësit në fakt qarkullojnë shumë emra, disa prej të cilëve i kemi parë të shkëlqejnë në fusha të ndryshime.

Një prej emrave që është përmendur se fundi është ai i Heidi Baçit, shqiptarja që ishte pjesë e Grande Fratelos në Itali, dhe u largua nga shtëpia pas ndërhyrjes së babait të saj.

Ndoshta një eksperiencë në vendin e saj të origjinës, do të ishte më tërheqëse për Baçin. Zëri ka mësuar gjithashtu se një tjetër emër që pritet të jetë në BB është edhe një gazetare investigative e cila muajt e fundit ka qenë në qendër të rrjeteve sociale, veçanërisht në Tik Tok, me historitë që ka sjellë dhe ka gjurmuar.

Një emër tjetër që përmendet është ai i Arbër Çepanit, tashmë sipërmarrës, dikur fitues i Big Brotherit me njerëz të panjohur.

Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe aktorja Zamira Kita.

Një emër surprizë që premton shumë të papritura është edhe Ledjan Agalliaj. Thuhet se balerini do jetë pjesë e reality-shoët këtë edicion. Ai u bë i njohur veçanërisht vitin e kaluar, për historinë e tij të dashurisë me këngëtaren Elhaida Dani, në një Dancing With The Stars. Lidhja e tyre u komentua shumë, pasi Agalliu vinte nga një lidhje disavjeçare, të cilën e la për këngëtaren.

Ndërkohë një tjetër emër që duket se e ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati është Adelina Tahiri. Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e Veriut, nuk ju thotë kurrë jo sfidave, dhe duket se është gati tashmë për një aventurë të re. Deri në nisjen e Big Brother padyshim që do të ketë emra të tjerë që qarkullojnë.