Nga: Ornela Cuci
Një ulërimë për nënat, ne që rrisim djem në Shqiptari. Ne, nënat që i konsiderojmë zotër të shtëpisë, pronës, tokës, motrës, nënës e mandej edhe gruas e vajzës së tyre. Ne, që duhet të rrisim nje brez djemsh ndryshe në këtë tokë ku feminicidi u bë shprehje e burrnisë:
Edhe një…
Sa e sa nëna, gra, vajza e lanë këtë botë shtyrë, pështyrë, gërthitur, poshtëruar, qëlluar, shkelmuar, grushtuar… uar… uar… uar… e pastaj vrarë nga partnerët e tyre.
Edhe një…
Këtë herë me skenar. Skenarin që çdo skenarist që do të donte ta vinte në skenë si teatër a film, do t’i kish kushtuar më tepër. Në këtë tokën tonë të bekuar, marrja e jetës së dikujt ka një treg-market relativisht të lirë.
Edhe një…
Nga një baba që nuk kursen as fëmijët e vet nga një kob që do t’i përndjekë gjithë jetën. Nga një burrë-djall që desh ta shihte bota si Hero. A është kjo mendje e sëmurë a shkon përtej kësaj?
Edhe një….
E pas tyre, jemi ne. Ne që shkruajmë, ulerasim, gërthasim në Facebook, por rrisim djem Të tillë ende. Në këtë Tokë kanunore, Ku burrnia shprehet duke ….uar, …uar, …uar, gruan, vajzën, motrën, nënën. Dhe, ne, të gjithë ne, që I kërkojmë arsye të parsyeshmes, për Të gjetur shkaqet pse e bëri.
Edhe një…
Por, këtë herë askush nuk shtoi klikimet me ca detaje të thëna në polici nga fëmijët… ai, ky, ky tjetri. Këtë herë pati një polici me etikë profesionale por edhe njerëzore. Faleminderit Policia e Kosovës për këtë mësim që i dhatë shqiptarëve andej e tëhu kufirit!
Shoqëri në dëshpërim, që as lexojmë e as reagojmë, shikoni të dhënat e INSTAT e ktheni sytë nga fëmijët tuaj. Të gjitha këto janë vajzat e dikujt, që nesër janë kontigjent i faqeve të portaleve, që do tua bëjnë përshkrimin e jetës telef.