Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murseli si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të akuzuar për vrasjen e Liridona Murselit.

Para fillimit të kësaj seance në hyrje të Gjykatës u mbajt një protestë simbolike, organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” – thuhet në pankartën që po e mbajën këto aktiviste.

“Nuk do të qëndrojmë të qeta, përderisa burrat dhunojnë e vrasin vajza dhe gra. Gratë çdo ditë përjetojnë luftë”, u shpreh Trina Binaku.

“Nuk do të qëndrojnë të qeta, përderisa burrat vazhdojnë dhunojnë e vrasin vajza dhe gra. Vetëm këtë javë u njoftuam se një polic e përdhunojë dhe e shantazhojnë një të mitur në Gjakovë. Një burrë tjetër përdhunoj një të mitur në Pejë e një burrë pagoi vrasjen e gruas së vet në Prishtinë. Dhuna e gjinizuar ndaj vajzave dhe grave dhe femicidi nuk janë incidente të izoluara apo simptoma të problemeve psikologjike të kryerësve të këtyre krimeve, ato janë simptoma të parktialkalizmit, i cili vazhdon ta qeverisë familjaren, shoqërinë, pushtetin dhe të gjithë ne. Ato janë pasoja e një dhune strukturore partiarkale që vazhdon të shtyp gratë e të prodhoj dhunues e vrasës në çdo celulë të organizimit shoqërorë e politikë. Ne gratë dhe vajzat në Kosovë, jetojmë në frikë të vazhdueshme për sigurinë tonë dhe sigurinë e njëra tjetrës. Dhuna e gjinizuar po na ngulfat në secilën hapësirë e disa edhe po i vret e kjo nuk duhet të vazhdoj kështu, vendi jonë nuk mund të ketë paqe përderisa gratë çdo ditë përjetojnë gjendje lufte”.

Ndërsa, të martën duke filluar nga ora 18:00, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur një protestë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

“Sot nga Pallati i Drejtësisë ku po gjykohen vrasësit e Liridona Ademajt thërrasim në organizim dhe veprim të gjithë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, u shpreh Binaku.