Nutricionistja e njohur Diola Dosti ka qenë padiskutim një ndër personazhet mjaft të komentuar në BBV, e cila rrëmbeu zemrat e publikut. Diola ka pushtuar disa herë titujt e shtypit rozë për shkak të këshillave të saj, që shpesh herë përballen me kritika.
Mirëpo, një ndër postimet e saj të bëra së fundmi nuk ka lidhje me këshillat për shëndetin por në fakt një këshillë për burrat. Nutricionistja ka publikuar një fotografi në profilin e saj të Instagramit, në të cilin duket e mrekullueshme. Dhe duke qenë e vetdijëshme për këtë, ish-konkurrentja e BBV iu ka kërkuar burrave që të ndalojnë së kërkuari gruan perfekte, duke iu referuar kështu vetes.
“Ju lutem, mjaft i kërkuat Babagjyshit gruan perfekte sepse tre herë u përpoq të më rrëmbente sot. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan bashkangjitur postimit Diola.