Kryeministri Edi Rama tha se sistemi gjyqësore mund të përdorë Inteligjencën Artificiale për të bërë përshpejtimin e trajtimit të dosjeve.

‘Sistemi ynë gjyqësor ka një mentalitet aq të dobët aq të vjetër sa që edhe tenderat për shërbimet e internetit mendon se janë të pavarura nga gjithë sistemi shtetëror i të dhënave.

Ndërkohë që me IA mund të bëjmë një përshpejtim të trajtimit të dosjeve. Ne do të përdorim Inteligjencën Artificiale tani menjëherë që nga janari.’- tha Rama.

Në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, kryeministri Edi Rama tha se do të çojnë në Kuvend një projekt për futjen e Inteligjencës Artificiale në prokurime. Sipas Ramës kompania thjesht do të sjellë projektin, do të japë çmimin dhe më pas do të presë rezultatin.

‘Do i çojmë parlamentit një projekt të ri për futjen e inteligjencës artificialë në prokurime. Ambicie është që brenda këtij mandati të prezantojmë sistemin prokurimeve me sistemet artificialë. Do të thotë se do të prokurohet pa letra me procedura ku të gjithë konkurrentet nuk do të kenë asnjë kontakt me asnjë lloj komsioneri ku çdokush që mund të jetë më sipër nuk do të mund dot ta influencojë tenderin.

Kompania thjeshtë do të sjellë projektin do të japë çmimin dhe do të presë rezultatin e gjitha kjo transparente për të gjithë. IA do të bëjë të gjithë pastrimin e procedurave.’- tha Rama.