Katërmbëdhjetë ushtarë izraelitë janë vrarë në luftimet në Rripin e Gazës gjatë fundjavës, tha ushtria izraelite të dielën. Ditët e fundit kanë qenë disa prej ditëve kur janë zhvilluar betejat më të përgjakshme që kur Izraeli nisi ofensivën ushtarake, dhe janë sinjal se Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Britania – ende po reziston pavarësisht javësh të luftimeve brutale.
Të 14-të ushtarët izraelitë u vranë të premten dhe të shtunën gjatë betejave në Gazën qendrore dhe jugore.
Sipas ushtrisë izraelite, katër ushtarë u vranë kur makina e tyre u godit nga një raketë kundërtanke. Të tjerët u vranë gjatë luftimeve sporadike.
Me vdekjen e ushtarëve gjatë fundjavës, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga nisja e ofensivës në Gazë ka arritur në 153. /REL/