Kjo shtëpi në shtetin veriperëndimor gjerman të Saksonisë së Poshtme fsheh një sekret.

Të gjitha të zbukuruara dhe të ndriçuara, asnjë e njëjtë me tjetrën në këtë shtëpi ndodhen 555 pemë Krishtlindjesh të cilat i përkasin këtij çifti gjerman.

Thomas Jeromin tregon se ky projekt nisi disa vite më parë si një pasion, por nuk do t’ja merrte mendja kurrë se ai do të thyente rekordin botëror.

Koleksionisti flaktë i pemëve të Krishtlindjeve dhe pronari i shtëpisë Jeromin, thotë se koleksioni i tij i ofron paqe dhe qetësi.

“Më pëlqen të ulem këtu dhe t’i shikoj. Përndryshe do ta kisha bërë si gjithë të tjerët që i vendosin pemët jashtë. Por doja t’i kisha brenda në shtëpi që të mund t’i shikoja gjatë gjithë kohës.”

Nga 444 pemë që kishte në vitin 2021, ai synon të ketë 600 pemë në shtëpinë e tij.

Megjithatë, për këtë Krishtlindje, ai do të duhet të jetë i kënaqur me vetëm 555 pemë Krishtlindjesh.