Partizani është mundur nga Erzeni në “Air Albania” me shifrat 2-1, duke mbyllur vitin 5 pikë larg kryesuesve të Egnatias.

Miqtë shënuan në pjesën e parë me Mihanën dhe me penalltinë e Kahrimanoviç.

Reagimi i Partizanit në pjesën e dytë erdhi shumë shpejt, me anë të Bintsuka, por nuk ekipi i drejtuar nga Arbër Abilaliaj nuk ia doli të barazonte shifrat, pasi Cara humbi penallti.