Këngëtarja Filloreta Raҫi, e njohur ndryshe me emrin artistik Fifi, mori një surprizë të paharrueshme nga partneri i saj Adisi gjatë natës së djeshme (22 dhjetor) në spektaklin e “Dancing With The Stars”, ku ai i propozoi për martesë.

Pas performancës në skenë, aty u shfaq partneri i këngëtares, duke bërë që Fifi të emocionohej dhe të dy të përloteshin, dhe më pas ajo tha “PO”.

Por, pak pas përfundimit të spektaklit, artistja ka njoftuar në “Instagram” një lajm aspak të këndshëm për të, ku ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj, për të gjetur qenushin që i ka humbur.

“Te dashur miq te instagramit, me duhet ndihma juaj! Sot rreth ores 20:00 tek Medreseja/Farmacia 10, gjate kohes kur kemi qene ne spektakel, qenushja ime ka dalur nga shtepia dhe ka humbur. Goca ime e ka emrin Beba dhe Raca është Maltese mixed me Yorkshire. Ju lutem kushdo qe mund ta keni pare diku ne rruge ose nese e keni gjetur, me lajmeroni!!”, njofton Fifi.