Dita e Rinisë festohet në dy kampe të ndara në PD-në e përçarë.
33 vite pas lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90 për të rrëzuar sistemin komunist, e djathta qëndron e ndarë me dy grupime.
Në selinë blu, grupimi i Sali Berishës, ka përkujtuar këtë ditë të rëndësishme nëpërmjet një ekspozite nga Dhjetori 1990 dhe libra për ngjarjet historike të atij viti. Pjesë e eventit ishin një pjesë e nismëtarëve të protestave të 33 viteve më parë.
Ndërkohë, në një nga hotelet e Tiranës, PD-ja e Lulzim Bashës ka organizuar një tjetër event, që po fokusohet në diskutime mes demokratëve, përfshirë edhe çështje e përçarjes së partisë.
Kështu, as në këtë ditë historike, Partia Demokratike nuk mundi të bëhej bashkë.