Në përfundim të mbledhjes së këshillit të ministrave, zv/kryeministrja Belinda Balluku tha se një ndër ligjet e diskutuara ishte ai për prokurimet.

Me qëllim përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE, Balluku njoftoi se qeveria do të synojnë dixhitalizimin e procesit të prokurorimeve.

“Pr/ligji që ka për qëllim të përmirësojë kuadrin rregullator të Shqipërisë me atë të BE duke adresuar gjetjet që kanë dalë gjatë procesit screening në Bruksel. Do përmendja vetëm disa nga risitë që sjell ky pr/ligj. Synon dixhitalizimin e të gjithë procesit të prokurorime në vend duke patur parasysh se tashmë kemi digjitalizuar pjesën më të madhe të shërbimeve.

Kryerja e vlerësimit automatik të vlerësimit të kritereve të përgjithshme dhe të vecanta për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit si edhe zhvillimin e sistemit dinamik të blerjes dhe ankandit elektronik duke përdorur teknologji të avancuara digjitale por edhe inteligjencën artificiale që kemi filluar të implementojmë.

Përllogaritja e vlerës limit të kontratës në sisteme elektronike të certifikuara, duke automatizuar këtë proces për një transparencë sa më të madhe.” u shpreh Balluku.