Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar me deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt të mërkurën në Bruksel.
Kështu thuhet në deklaratën e miratuar nga 27 kryetarë shtetesh dhe qeverish të Bashkimit Evropian. Deklarata u bën thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe të punojnë për të parandaluar shmangien e masave kufizuese që Brukseli vendosi kundër Moskës si përgjigje ndaj agresionit të saj kundër Ukrainës. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha pas samitit se porosia kryesore e ishte nevoja për integrim gradual të këtyre vendeve në bllok, si dhe forcimi i bashkëpunimit mes tyre në rajon.
“A duhet t’i integrojmë sa më afër para se të hynë në BE në mënyrë graduale. Kjo është pika e parë. E dyta është rritja ekonomike. Shumë pjesëmarrës folën për bashkëpunimin në fushën e energjisë. U desh të përballemi me shantazhet e Rusisë në furnizim me energji. Kjo pati ndikim edhe në Ballkan“, tha Michell. Ai theksoi se u bisedua edhe për përshtatje të politikave të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. ”Po ashtu, [u bisedua] edhe për bashkëpunimin në fushën e migrimit. Kjo vlen edhe për sistemin e vizave“, tha ai sipas REL.
Michel përsëriti thirrjen për zgjidhjen e konflikteve dhe mospajtimeve si kusht kyç për integrim në BE. “Duam ta përshpejtojmë punën tonë që të dyja palët të kenë një udhërrëfyes se çfarë duhet të bëjmë për të qenë të gatshëm për këtë zgjerim“ shtoi ai.