Ministria e Drejtësisë ka përmbyllur fazën e shqyrtimit analitik të përputhmërisë së legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja falënderoi ekipin e ministrisë që udhëhoqi procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘facebook’, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bën me dije se ministria që drejton koordinoi 89 institucione në 65 takime përgatitore, 4 takime teknike me Komisionin Evropian.
Ai shprehet se më tej pritet që Bashkimi Europian të çelë zyrtarisht negociatat për grup-kapitujt e parë “Themeloret”.