Moderatorja Bora Zemani ka rrëfyer se në marrëdhënien e saj me aktorin, Donald Veshaj po finalizohet një hap shumë i rëndësishëm.
Prezantuesja ka rrëfyer se ky vit e ka konsoliduar më tepër marrëdhënien e tyre dhe ndërsa tregoi edhe detaje nga filmi i tyre “5 herë jo”.
Bora Zemani u shpreh se gjatë marrëdhënies së tyre 5-vjeçare “ka pasur mbi 500 herë ‘jo’”, duke shtuar se shpreson që pas kësaj t’i thonë vetëm “po” njëri-tjetrit.
“Po finalizohet një hap shumë i rëndësishëm. Projekti më i rëndësishëm ka qenë filmi “5 herë jo”. Ishte eksperiencë shumë e bukur si aktore, por edhe rol i rëndësishëm si producente. Kam pasur shumë orë të gjata pune. Ky projekt na ka rritur të dyve bashkë, ky vit më tepër e ka konsoliduar marrëdhënien tonë. Ka puthje në filma, janë bërë edhe dubla sepse duhen xhiruar nga kënde të ndryshme jo se kishim vështirësi për tu puthur. Ka pasur puthje, edhe në prapaskenë e sheshxhirime. Në këto 5 vite që jemi me njëri-tjetrin, ndoshta ka pasur edhe 500 herë “jo” (qesh), dhe jo vetëm nga unë. Shpresoj që pas këtij filmi, të themi vetëm “po” për çdo gjë”, u shpreh moderatorja.
E pyetur a do të shkojë drejt altarit me aktorin, i cili e tradhtoi gjatë kohës që ishte në shtëpinë e BBV me Beatrix Ramosaj, prezantuesja Bora Zemani u shpreh se martesën nuk e shikon si diçka të rëndësishme, pasi nuk do të ndryshonte asgjë në marrëdhënien e saj me aktorin.
“Martesën nuk e shoh si një gjë kaq të rëndësishme, se nuk më bën ndonjë ndryshim në jetën time të martohem apo jo me Donaldin.
Ne jetojmë bashkë, shijojmë marrëdhënien tonë në të gjitha drejtimet, nuk do të më ndryshonte diçka në raportin tonë një martesë. Kërcimi në DËTS, le të jetë një kërcim dasme”, tha Bora Zemani.
Ndërkohë mësohet se moderatorja dhe aktori kanë vendosur të martohen. Çifti do të shkojnë drejt altarit verën e ardhshme, por ende s’kanë vendosur një datë të saktë.
Sipas burimeve për Prive, çifti kanë nisur planifikimin e ceremonisë nga tani, madje edhe kanë njoftuar disa miq të tyre që të koordinojnë pushimet e tyre me dasmën.
Ndërkohë Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të sjellin në dhjetorin filmin që rrëfen historinë e dashurisë së tyre të titulluar “5 herë jo”.
Çifti në këtë mënyrë kanë lënë pas gjithçka ka ndodhur me lidhjen e tyre të mëparshme 5-vjeçare, duke nisur komplet një jetë të re në krah të njëri-tjetrit.
Kujtojmë që Bora dhe Donald u ndanë pasi aktori e tradhtoi me këngëtaren Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë së BBV1. Por pas përfundimit të spektalit, gjetën sërish rrugën për tek njëri-tjetri.
Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës.
Bora ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale. Në intervistën dhënë përballë të dashurit të saj dhe vëllait të tij binjak, moderatorja zbuloi për herë problemet që ata kanë pasur.
“Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thoshim njëri-tjetrit”, tha Donaldi. Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës.
Mes të tjerash, Romeo e pyeti moderatoren nëse është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”.
Duke iu rikthyer takimit të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother”, Bora zbuloi se sot bënin një vit që ishin takuar dhe u shpreh se nuk donte të futej brenda, por ishte e detyruar t’i dilte në krah Semit, pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin.
”As nuk e mendoja që do futesha ndonjëherë në “BBV”. I kisha thënë Semit mos më kërko se nuk ka shanse që të vij. Nuk më kërkoi ajo në fakt. Po, ashtu erdhën situatat. Ishte situatë e krijuar, unë po komentohesha, duke qenë se brenda ishte Semi dhe Donaldi. U aludua për një lidhje të mundshme mes tyre. Duke e pasur Semin shoqe të ngushtë, të gjithë po e shanin, ndërkohë që nuk ishte e vërtetë asgjë nga ato që komentohej. Në ato kushte që ndodhej Semi doja ta ndihmoja, prandaj isha. Pjesa tjetër pastaj, ishte e paplanifikuar.
E dija që mund të ngacmohesha për Donaldin, më parë iu thashë që nuk doja ta takoja, ama nëse kërkon të më takojë, patjetër mbështetjen do ia jepja. Atmosfera ishte e bukur se dhe Donaldi e kishte treguar historinë tonë aty brenda”, tregoi moderatorja. E pyetur nga Romeo nëse ishte penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother”, Bora tha se duhet ta kishte menduar më mirë.
Sa i përket tradhtisë së Donaldit me Beatrix Ramosajn brenda BBV, Bora tha se për të ishte e vështirë sepse komentohej çdo gjë.
“Aq shumë! (qesh) Nuk di të them a jam penduar apo jo, por ndoshta duhet ta kisha menduar më gjatë nëse duhej apo jo ta takoja. Nëse do kthehesha pas në kohë. Nëse do isha në atë moment prapë po do thosha, por nëse më pyet sot, do thosha jo, duke e parë se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë vitit, Po ta dija sesi do shkonte e gjithë historia. Ka qenë e vështirë se ishte në sy të publikut, dhe u komentuan shumë gjëra personale”, rrëfeu Bora.
Aktori dhe këngëtarja nisën romancën pasi Donaldi puthi Bora Zemanin brenda shtëpisë, kur ajo shkoi për të takuar miken e saj Semni. Por, lidhja e dashurisë së Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt mbaroi ende pa filluar mirë. Krisja e marrëdhënies së tyre nisi pas daljes së këngëtares nga BBV dhe me mbylljen e spektalit përfundoi edhe romanca e tyre.
Pas ndarjes nga aktori humorit, Beatrix Ramosaj u shpreh se dashuria e marrë nga fansat është përtej imagjinatës së saj dhe se kishte menduar ndonjëherë që do përjetonte diçka të tillë.
“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është përtej imagjinatës. Jam me lot në sy teksa e di që njerëzit kujdesen për mua. Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar se do përjetoja këtë. Ju jeni njerëzit e mi më të preferuar, më bëni të lumtur çdo ditë. Ju dua të gjithëve”, shkroi Beatrix Ramosaj.
Donaldi dhe Beatrix janë ndarë vetëm 24 orë pas finales së “Big Brother”, ku aktori u rendit i dyti. Me të dalë nga shtëpia, aktori dhe këngëtarja kanë mundur të flasin nga afër, duke sqaruar edhe konfliket që lindën kur Donaldi ishte brenda në shtëpi.
Me të mësuar për udhëtimin e ish-partneres së tij në Dubai teksa vetë ai ndodhej në BBV, Donaldi nuk e ka pritur edhe aq mirë këtë lajm. Ashtu si kishte deklaruar brenda shtëpisë, nëse ajo do të ishte larguar nga Shqipëria, ai nuk do t’ia falte.
Dhe ashtu ndodhi. Xhelozia solli fundin e marrëdhënies vetëm 24 orë pasi ishte mbyllur loja e “Big Brother”. Me gjithë insistimin e Beatrix dhe shpjegimin e situatës, vendimi i aktorit për t’u ndarë ka qenë përfundimtar.