Si asnjëherë më parë pr/buxheti i vitit 2024 dhe pr/ligjet e lidhura me të janë miratuar brenda 8 minutash, pa debat, por vetëm me kartona jeshil të ngritur nga deputetët e maxhorancës mes tymueseve të cilat u hodhën nga deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.

Pavarësisht kaosit të shkaktuar nga deputetët e Rithemelimit dhe grupi i Bardhit, ka vijuar me votimin të projektligjeve për taksat, procedurat tatimore, akcizën dhe buxhetin 2024.

Gjatë votimit, deputetë demokratë të grupit të Bashës si Jakupllari, Pampuri, Açka dhe Ulliri kanë votuar kundër, ndërsa deputetët e tjerë demokratë të pranishëm bojkotuan votimin.