Në “Emirates”, Arsenali fitoi 2-0 me Brighton për javën e 17-të në Premier League. Me këtë sukses “Topçinjtë” ngjiten në krye të Premier League dhe i bëjnë presion Liverpoolit. Në Londër pjesa e parë u mbyll pa gola, me të besuarit e Artetas që zhbllokuan sfidën vetëm në minutën e 53-të me Gabriel Jesus.
Më pas ishte Havertz që në të 87 minutë gjeti edhe golin e dytë. Me 39 pikë Arsenali merr kreun e PL dhe pret duelin mes Liverpool dhe Man. United për të parë nëse do qëndojë ose jo në vendin e parë.