Babai i Naim Murselit në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti ende nuk e ka një arsye se pse djali i tij vendosi që të porosiste vrasjen e gruas.
Shabani Mursel tregoi se ndoshta djali i tij është kërcënuar me çështje biznesi apo dhe çështje politike.
Pse e vrau Liridonën?
Kjo pyetej është pyetje është 1 mln dollarëshe. Naimi ishte i përkushtuar ndaj Liridonës. Mos ka qenë jeta e tij në rrezik, i kërcënuar. Se përndryshe nuk ka asnjë teori tjetër. Ndoshta nga bizneset, nga politika. Atë e di ai. Ai priste avionin nga Suedia për në Kosovë, vetëm që t’i ndërronte gomat!