Qeveria ka ndryshuar dy vendime të saj në lidhje me sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm duke zgjeruar rrethin e atyre që u vendosen në dispozicion truproja dhe lehtësuar procedurat e mbrojtjes. Në vendimet e publikuar ditën e premte qeveria ka ndryshuar dy vendime të saj në lidhje me sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm duke zgjeruar rrethin e atyre që u vendosen në dispozicion truproja dhe lehtësuar procedurat e mbrojtjes.
Vendimet e ndryshuara janë ai me numër 478 të vitit 2019 për sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm dhe vendimi i vitit 2021 për personalitetet dhe funksionarët që mbrohen nga Garda e Republikës. Vendimet e qeverisë lehtësojë procedurat e caktimit të mbrojtjes duke i dhënë kompetencë drejtuesve të prokurorisë dhe gjykatës ta kërkojnë atë përmes një kërkese të thjeshtë.
Ndërkohë vendimi tjetër i ndryshuar ka zgjeruar rrethin e personave që ruhen nga Garda e Republikës. Sipas këtij vendimi të drejtën për truprojë veç drejtuesve të institucioneve të posaçme e kanë edhe prokurorët dhe gjyqtarët e këtyre institucioneve. Drejtuesi i SPAK Altin Dumani i tha BIRN se ndryshimet u panë të arsyeshme pas kërcënimit të dy prokurorëve në tetor të këtij viti. Dumani tha se ndryshimet ishin bërë në konsultim me SPAK dhe Gjykatën e Posaçme. “Përgjithësisht janë marrë parasysh propozimet tona, jo 100 për qind, por janë marrë parasysh”, tha Dumani.
Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu dhe ajo e Lushnjës, Merita Selimi u morën në mbrojtje në 2 tetor 2023 pas dëshmisë së dhënë nga një i penduar i drejtësisë, i cili ka deklaruar se ato kanë qenë në shënjestrën e Laert Haxhiut – i akuzuar si drejtues i një bande të krimit të organizuar në Lushnje.