Kryeministri Edi Rama bën me dije se janë instaluar 12 laboratorët e parë të inteligjencës artificiale në shkolla. Ndërkohë, për vitin 2024 pritet të instalohen edhe 216 laboratorë smart nëpër shkolla në kudër të programit të nisur këtë vit që po lëmë pas, ku 100 shkolla janë të pajisura me laboratorë smart.

“Kemi vijuar me laboratorët smart në shkolla, janë instaluar 12 laboratorët e parë të inteligjencës artificiale në shkollat publike dhe pas 100 laboratorë smart që janë vënë në punë këtë vit do të vijojmë me 216 laboratorë smart vitin e ardhshëm. Është rritur ndjeshëm paga e personelit akademik dhe është rritur me 40% financimi i arsimit të lartë”, tha Rama.