Në takimin e asamblesë së zgjeruar të PS në Shkodër, Kryeministri Rama, ndryshe nga qytetet e tjera, në këtë mbledhje foli për projektet e reja që qeveria e majtë do të mbështesë kryebashkiakun Benet Beci.

Kryesocialisti edhe njehërë u premtoi shkodranëve që me këtë qytet do të bëjë gjëra të bukura, por nga ana tjetër nuk la pa ironizuar kundërshtarin e tij politik Sali Berishën, i besuari i kryeqendrës së veriut për 30 vite.

“Ne Shkodrën e kemi prioritet…që jetoi 30 vjet me idënë që mallkimi ishte ne. Dhe që vetëm sa ka filluar ta shohë që ne në fakt jemi bekimi i Shkodrës dhe mallkimi ishte tjetër kush.”