Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Alpet e mbuluara nga dëbora.
Kryeministri shprehet se këto Alpe që deri para pak vitesh kanë qenë të izoluara gjatë gjithë dimrit, sot frekuentohen nga turistë e të apasionuar pas sporteve natyrore e atyre të aventurës.
‘Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Alpet, deri pak vite më parë të izoluara gjithë dimrin e gjatë, e sot të frekuentuara nga turistë e të apasionuar pas sporteve natyrore e të aventurës, ju uroj një ditë të mbarë!’- shkruan Rama.