Reforma në Drejtësi, ishte një nga ndalesat e kryeministrit Edi Rama në kongresin e PS. Ai tha se pa PS-në, kjo reformë nuk do ecte përpara. Ndalur te vendimet e fundit, Rama tha se drejtësia e re i ka vendosur para përgjegjësisë individë që e mendonin veten të paprekshëm.

“Problemi i madh është çfarë të bëjmë që ta afrojmë ditën që drejtësia në Shqipëri të jetë e tëra drejtësi e drejtë e ndershme. Gjithçka po ndodh sot me hetimin vendosjen në akuzë të një sërë individësh me profil të lartë në nivelin qendror të politikës është vetëm zgjimi i një shpirti drejtësie të fjetur prej më shumë se 100 vitesh në koma në nëntokën e shtetit shqiptar. Nuk është drejtësia evropiane që duam. Ky zgjim ka vetëm një arsye kalimin e fuqisë sonë si forca më e madhe e vendit që udhëheq rrugën e ndërtimit të shtetit të së drejtës te një strukturë e re që lindi nga reforma në drejtësi.

Kjo është arsyeja është shumë pak. Është shumë në aspektin e moralit politik sepse një pushtet ekzekutiv shqiptar të transferojë të gjithë fuqinë e vetë në raport me gjithçka që ka të bëjë me drejtësinë kjo është historike. Por nuk është drejtësia Europiane. Nëse ne mendojmë për një moment të vetëm që e bëmë tonën ky progres nuk ka asnjë garanci U deshëm disa vite që kjo strukturë ti zgjaste duart e pavarura drejt pushtetit të politikës dhe të vinte para ligjit individë që nuk imagjinohej se mund të prekeshin nga drejtësia.

Prandaj do vazhdojmë ta mbështesim pa kushte këtë krijesë të sapolindur në jetën e një njeriu që çdo vit ka një peshë të veçantë. Nuk mjaftojnë disa ditë për të kaluar nga një fazë shekullore pa liri pa shtet të të së drejtës. Pavarësisht vullnetit tonë dhe gatishmërisë së vullnetit tonë, armiqtë e reformës në parlament na morën thuajse tre vjet. Teksa ne do vazhdojmë ta mbështesim drejtësinë e re në hapat e saj ka ardhur koha që ne ti ngremë pyetje të rëndësishme vetes të bëjmë shumë më tepër.”