Harry Pritchard ka kopjuar Diego Armando Maradonën dhe ka shënuar gol me dorë në Angli. “Dora e Zotit” është rikthyer sërish në skenë, me golin që është quajtur si i rregullt dhe po bën bujë në mediet evropiane.

Harry Pritchard shënoi në humbjen e Barnets 1-4 kundër Newport County në FA Cup. Mesfushori u shfaq duke grushtuar topin në portë ndërsa skuadra e tij ishte duke humbur 2-0.

Goli u akordua si i rregullt pavarësisht pamjeve që tregonin se Pritchard, 31 vjeç, përdori dorën për të drejtuar topin duke kaluar Nick Tounsend.