Sot ka rinisuar Vettingu ndaj drejtuesve te lartë të Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar duke u shprehur se ky proces lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë.

Ai shton se vettingu do të vijojë si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, i cili rrit besueshmërinë e drejtuesve branda organizatës, por edhe forcon besimin e qytetarëve.

“Për këtë qëllim do të vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, i cili rrit besueshmërinë e drejtuesve brenda organizatës, por edhe forcon besimin e qytetarëve” shprehet Balla.

Reagimi i plotë:

Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë. Për këtë qëllim do të vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, i cili rrit besueshmërinë e drejtuesve brenda organizatës, por edhe forcon besimin e qytetarëve. Përgëzime Trupave Vlerësuese dhe drejtuesve të AMP për punën voluminoze.