Në një intervistë në “Mos i bjer me top” në E Diell, Ilnisa tha me bindje se nuk do ta falë kurrë Eglën.

“Asnjëherë! Kam thënë diku që do ta fal, për ta injoruar, por nuk do ta fal. Nuk besoj se do ta fal sepse nuk kam arsye për ta bërë. Janë mijëra pika për të mos e falur atë grua. Në ngjarjet e fundit që po zhvillohen atje brenda, nuk mendoj se ajo meriton falje, siç duhet në fakt. Bullizon pamjen, seksualizon fëmijët, shkel ligjin”, -tha ajo.

Ilnisa u shpreh se jashtë e kanë pritur shumë mirë. Sa i përket fituesit, ajo tha se përveç Meritonit, fitoren e meriton edhe Juli.