Ka shumë faktorë që ndkojnë kur bëhet fjalë për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
Disa nga këta faktorë nuk mund të ndryshohen, ndërsa shumë të tjerë janë të modifkueshëm.

Një studim i ri nga studuesit e Universitetit Jyväskylä në Finlandë ka zbuluar se është shumë e rëndësishme për të jetuar një jetë të gjatë si dhe ndjekja e zakoneve të tjera të jetesës së shëndetshme mund të ketë një ndikim edhe më të madh.
Faktorët gjenetik dhe gjinorë nuk mund të ndryshohen. Megjithatë shumë zakone të tjera si ushqimi, aktiviteti fizik, ulja e stresit, mospirja e duhanit dhe gjumi i duhur mund të modifikohen.

Ky studim i besuar nga studiuesit e Jyväskylä i cli aktualisht është duke u rishikuar nga kolegët, ka zbuluar se stërvitja është shumë e rëndësishme për të jetuar një jetë sa më të gjatë.
Jetëgjatësia: Ushtrimi mund të mos jetë një faktor më vete
Anna Kankaanpää, studiuese e projektit në Qendrën Kërkimore të Gerontologjisë në Fakultetin e Shkencave të Sportit dhe Shëndetit tha për Medical News Today se vendosi të studionte lidhjen midis aktivitetit fizik dhe rrezikut të vdekshmërisë, pas një studimi të mëparshëm nga Universiteti Jyväskylä i cili sugjeroi se lidhja mund të jetë për shkak të ndikimeve gjenetike.
Gjithashtu, në këtë studim, diskutohet se ushtrimi fzik nuk zvogëlon vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet dhe rastet e sëmundjeve kardiovaskulare tek të moshuart ose njerëzit me sëmundje kronike.
Kjo, thonë studiuesit, mund të tregojë se ka faktorë të tjerë themelorë përveç ushtrimeve që ndikojnë në jetën e një personi.
Një mënyrë jetese fizikisht aktive lidhet me rrezik më të ulët të vdekshmërisë
Për këtë studim, ekipi hulumtues përdori të dhënat e më shumë se 11,000 grupeve të binjakëve të rritur nga grupi finlandez i binjakëve.
Sasia e aktivitetit fizik që kishin pjesëmarrësit në studim u vlerësua përmes pyetësorëve të dhënë në vitet 1975, 1981 dhe 1990. Pjesëmarrësit u vendosën në katër grupe: të ulur, mesatarisht aktiv, aktiv dhe shumë aktiv. Vdekshmëria e pjesëmarrësve u monitorua deri në vitin 2020, një hark kohor prej 45 vitesh.
Në fund të studimit, Kankaanpää dhe ekipi i saj zbuluan se pothuajse 40% e pjesëmarrësve nga grupi i personave të ulur vdiqën nga ndjekja e vdekshmërisë në vitin 2020, që ishte përqindja më e madhe e katër grupeve.
Pjesëmarrësit në grupet aktive kishin midis 15% dhe 23% rrezik më të ulët të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet në krahasim me grupin e ulur.
Si ndikojnë faktorët e tjerë të stilit të jetesës në rrezikun e vdekshmërisë?
Studiuesit më pas morën parasysh faktorë të tjerë të stilit të jetesës, duke përfshirë indeksin e masës trupore, gjendjen shëndetësore, përdorimin e alkoolit dhe statusin e pirjes së duhanit.
Kur u aplikuan këta faktorë, shkalla e vdekshmërisë së pjesëmarrësve nga grupi i ulur ra në maksimum prej 7%.
Studiuesit besojnë se lidhja e dobishme e stërvitjes afatgjatë me rrezikun e reduktuar të vdekjes është llogaritur kryesisht jo vetëm nga stërvitja, por edhe nga faktorë të tjerë të lidhur me shëndetin.
Në vend që aktiviteti i rregullt fizik të jetë shkaku i rrezikut më të ulët të vdekshmërisë, ai mund të jetë një tregues i një stili të përgjithshëm jetese të shëndetshëm, duke ndihmuar në zgjatjen e jetës së një personi.
Një zakon i shëndetshëm nuk kundërshton një mënyrë jetese jo të shëndetshme
Pas rishikimit të këtij studimi, David Cutler, mjek familjar i certifikuar nga bordi në Qendrën Shëndetësore Providence Saint John në Santa Monica, i tha MNT se përfundimi i këtij studimi si dhe përfitimet shëndetësore të të qenit fizikisht aktiv mund të pasqyrojnë sjelljen e shëndetshme në përgjithësi.
Dr. Chen tha se ky studim tregon qartë se aftësia për të kryer disa ushtrime shoqërohet me ulje të vdekshmërisë në krahasim me të qenit i ulur dhe se disa ushtrime janë më të mira se asnjë.
Ka pasur studime të tjera në vitet e fundit si psh ,“Një studim mbi numrin e hapave që njerëzit bëjnë çdo ditë tregoi se pas një sasie të caktuar ecjeje – rreth 7000 ose 8000 hapa në ditë përfitimi ulet. Pra, nuk është sikur nëse ecni 20,000 hapa në ditë, jeni më mirë nëse ecni 7,000 hapa në ditë.”
Dr. Chen komentoi gjithashtu se një nga kufizimet është se ky hulumtim është bërë në një popullsi shumë të caktuar të Finlandës, e cila nuk është domosdoshmërisht e njëjtë me njerëzit në Shtetet e Bashkuara.