Juristi Romeo Kara foli për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës tha se me veprimet e tij, duke refuzuar të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme për masën “detyrim paraqitje”, por mbjell destabilitet duke bërë që edhe njerëzit të mos i binden më vendimeve të gjykatës.
“Ky po mbjell destabilitet që njerëzit të mos i binden më vendimit të gjykatës. Po e djeg parlamentin që të mos shkojë më atje, se nuk i intereson atij kërkesa e opozitës për komisionet hetimore.
Oligarkët e tij, po i hyjnë Ramës nëpër këmbë, pasuria e tij i është shtuar gjithë këto vite. Ky zotëri kur e pa veten para kësaj situate, prit se do kthehem në Kuvend e do bëj opozitë”- tha Kara në “Frontline Interview” .
Ndërsa sa i takon dënimit për akuzat që rëndojnë ndaj Berishës, juristi tha se vetëm për pastrim parash, Berisha rrezikon që më së paku të dënohet me 15 vite burg.
“Minimumi vetëm për pastrimin e parave do ketë 15 vjet. Pastaj të tjerat që shtohen, korrupsion, konflikt interesin dikim të paligjshëm etj. Pra për këto 25 vite është minimumi” shtoi Kara.