GJKKO izolon Sali Berishën. Gjyqtarja Irena Gjoka shpalli sot vendimin, duke pranuar kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë për ish kryministrin.

Nga sot Sali Berisha, do të qëndrojë në arrest shtëpie. Mbetet për t’u parë nëse kërkesa e SPAK është miratuar në tërësinë saj, krahas arrestit shtëpiak, GJKKO ka kërkuar mbikëqyrje policore dhe të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

Prokuroria e Posaçme ka marrë autorizim nga Kuvendi për të ngritur masën e arrestit ndaj-ish kryeministrit Sali Berisha, person nën hetim për çështjen Partizani, nga detyrim paraqitje, që ai nuk e respektoi në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

Ish kryeminstri Sali Berisha është person nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, ku më pas u ndërtuan një grup pallatesh.