“Gjermania duhet të jetë e gatshme të rrisë mbështetjen për Ukrainën nëse ajo bie nga vendet e tjera”,– është shprehur kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë fjalës së tij në konferencën e Partisë Socialdemokrate, raporton Deutsche Welle .
Scholz theksoi se “kjo luftë ndoshta nuk do të përfundojë së shpejti” dhe për këtë arsye është e rëndësishme “të jemi në gjendje të bëjmë atë që është e nevojshme për ofrimin e ndihmës në një afat të gjatë”.