Olaf Scholz mbështet hapur fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe madje propozoi metodën e vendimmarrjes me procedurën e shumicës së cilësuar.
Referimi si shembull i Shqipërisë “fotografon” zhvillimet e fundit dhe kërcënimin e Athinës për veto nëse nuk ka zhvillime në çështjen Beleri.
Olaf Scholz shprehu pakënaqësinë e tij për vonesën në procesin e integrimit, duke vënë në dukje se “është koha që ne të gjithë të shohim pamjen e madhe – dhe kjo vlen si për vendet kandidate ashtu edhe për vendet anëtare të BE”.
Ai u shpreh në favor të përshpejtimit të procedurave të anëtarësimit dhe vendimmarrjes me shumicë të cilësuar dhe në kuadër të procedurave të anëtarësimit.
“Kur një vend ka avancuar nëpër reforma të gjera, si p.sh. në rastin e Shqipërisë, kjo duhet të njihet, përndryshe ekziston rreziku i pasojave të gjera në procesin e zgjerimit në tërësi, diçka që ne nuk mund ta lejojmë”, deklaroi ai në parlamentin gjerman.