Thashethemet thonë se një burrë i ri ka hyrë në jetën e Selena Gomez dhe ai nuk është askush tjetër veçse 35-vjeçari Benny Blanco.
Këngëtarja ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një foto, ku shihet pranë një mashkulli.
Ndonëse fytyra e tij nuk shfaqet e plotë, për të mos zbuluar identitetin e tij, mediat nuk kanë vonuar të zbulojnë se për kë bëhet fjalë.
Megjithatë, Selena Gomez nuk u përpoq shumë të fshehë lidhjen e saj të re, pasi duket se i pëlqejnë edhe postimet në media ku flitet për marrëdhënien e saj me Benny Blanco. Sipas Pop Crave, ajo shprehet e emocionuar për dashurinë e saj të re dhe në fakt shprehet se ai është më i mirë se të gjithë partnerët e saj të mëparshëm.
Gomez ka komentuar edhe një postim në Instagram, i cili konfirmon se është në një lidhje, duke shkruar nën të: “Fakte”.
Kur një fans u shfaq për ta pyetur për marrëdhënien e saj në komente, ajo nuk ngurroi të përgjigjej, duke folur për të dashurin e saj me fjalët më të mira, duke shkruar se “ai është gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë”.
Gomez dhe Blanco u lidhën për herë të parë në vitin 2015 kur ata bashkëpunuan në këngët e saj “Same Old Love” dhe “Kill Em”. Ata kanë bashkëpunuar sërish në fillim të këtij viti, në këngën ‘Single Soon’.