Shi meteorësh në muajin e dritave. Yjet që bien, rast për shprehje dëshirash, do të kulmojnë natën e 14 Dhjetorit, ku mund të vrojtohen rreth 100 në orë. Këtë vit do të jetë e mundur të shihen dhe dallohen më qartë edhe sepse qielli përkon me Hënën e re, e errësira e thellë e këtyre netëve i bën të dukshëm deri në orët e agimit.

Yjet që bien, si fenomen verifikohen kur kokrriza pluhuri godasin atmosferën e Tokës, duke u djegur në një lartësi mbi 80 km. Sa më e shpejtë dhe e madhe një grimcë, aq më e shndritshme do jetë. Ky fenomen verifikohet teksa Toka rrotullohet rreth Diellit, përshkon vazhdimisht përmes pluhurave dhe detriteve të lëna pas nga asteroidë dhe kometa.

Pikërisht teksa trajekton këto zona, bie në kontakt me sasi më të larta pluhurash kozmikë, që duke hyrë në atmosferën e Tokës, krijojnë shiun e meteorëve, fenomene të ndritshme që gjithnjë kanë krijuar sugjestionim në të gjitha kulturat, të kaluara e bashkëkohore. Meteorët e muajit Dhjetor quhen Geminidi, dhe Toka është në një pozicion më afer Diellit se Mërkuri, dhe më larg Marsit.