Një 18 vjeçar dyshohet se është vethedhur nga kati i 8-të i një pallati në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve nga policia 18 vjeçari është nga qyteti i Durrësit, por në Korçë ka qenë i shoqëruar nga një grup shokësh dhe kishin marrë një dhomë me qira ditore për të festuar Krishtlindjen në Korçë.
Sipas policisë, nën efektin e alkoolit, 18 vjeçari me iniciale G.M, dyshohet se është vet hedhur nga kati i 8 i pallatit rreth orës 3 të mëngjesit.
‘Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qira ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qira dhe vijon intervistimi tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.’- njofton policia.