Karvani i parë i ndihmës që udhëton nga Jordania në Gaza, që nga fillimi i luftës, ka dërguar ushqim në enklavën palestineze.
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së njoftoi se pas disa javësh koordinimi me të gjitha palët, ky hap i parë vendimtar mund të hapë rrugën për një korridor ndihme më të qëndrueshme përmes Jordanisë dhe të lejojë dërgimin e më shumë ndihmave. “Ngritja e një korridori përmes Jordanisë do të rrisë fluksin e ndihmës dhe do të heqë një pjesë të presionit dhe bllokimit me të cilin po përballemi aktualisht. Kjo do të na lejojë të sigurojmë më shumë furnizime dhe të kemi më shumë kamionë në rrugë”, tha Samer AbdelJaber, përfaqësuesi i saj në Palestinë.
AbelJaber shtoi se masa ishte një hap premtues që për të pasur akses më të qëndrueshëm për të arritur më shumë njerëz në Gaza. Teksa situata humanitare bëhet më e dëshpëruar në Gaza, Kombet e Bashkuara vijojnë të bëjnë presion që Izraeli të lejojë kamionët të hyjnë në territoret e sulmuara.
Javën e kaluar, një kolonë prej 80 kamionësh ndihma për Gazën u dërgua nga Egjipti në vendkalimin “Kerem Shalom” për kontrolle, pasi u hap një sistem i ri inspektimi në një përpjekje për të përshpejtuar dërgesat e ndihmave.