Në vitin më të arrirë sa i takon turizmit, “Wanderlust in Albania” shpalli në një mbrëmje gala mbi 30 fitues të fotografisë dhe videove për resurset e Shqipërisë.
“Vendosëm që konkursi të jetë ndërkombëtar dhe fotografët të jenë ata që e kanë përshkuar Shqipërinë nga të gjitha vendet e botës dhe të na tregonin atraksionet tona, të cilat shpesh nuk i kuptojmë se i kemi”.- tha Kumbaro, ministre e Kulturës.
Të gjitha fotografitë dhe videot “reals” u dërguan në faqen e “Wanderlust in Albania”, dhe më pas u përzgjodhën më të mirat. Në konkurs u dorëzuan mbi 7 mijë fotografi, ndërsa fituesit u shpallën në 11 kategori, ku për secilën kategori janë përzgjedhur dy fitues për fotografitë dhe një për video “reels”.
Vlerësimet për fituesit u bënë nga një juri e përbërë nga pesë anëtarë, tre prej të cilëve nga Shqipëria, Gjermania dhe një nga Italia. Çmimet u dhanë në kategorinë peizazh ku u shpallën tre fitues. Po ashtu vlerësime pati dhe për kategorinë argoturizëm dhe kulinari.
Mes fituesve pati dhe të huaj të cilët gjatë kohës që kishin vizituar Shqipërinë kishin fotografuar pamje të bukura të vendit e më pas i kishin shpërndarë në rrjetet sociale.