Një 43-vjeçar shqiptar nuk ia ka dalë dot. Ai humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi të shtunën në mbrëmje në aksin Messina-Palermo, pranë zonës së quajtur Acquedolci.
43-vjeçari u gjet në gjendje kritike për jetën. Fillimisht ai u dërgua në spital. Pas disa orësh, doktorët u detyruan t’i prinin një këmbë që ishte dëmtuar nga aksidenti. 43-vjeçari ishte pasagjer në një furgon që ishte marrë me qira nga një sipërmarrës vendas.
Mirëpo pas disa ditësh betejë, shqiptari nuk mundi ta fitonte më të rëndësishmen, atë për jetën.
Policia po vijon për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes. Sipas asaj që shkruajnë mediat, furgoni ku udhëtonte shqiptari u përplas me një rimorkio të parkuar.