Gjykata e posacme shtyu për nesër vendimin për masën e re të sigurisë për Sali Berishën.

SPAK ka kërkuar arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore për ish kryeministrin që është nën hetim për korrupsion.

Avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e dokumentave ndërsa kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se është shkarkuar si gjyqtare nga Berisha kur ishte president, por në një shkresë që disponon ABC News tregon se Berisha e ka riemëruar pas 6 muajsh gjyqtare në Gjirokastër.