Wilfried Gnonto pranë kalimit në Bundesligën gjermane. Sulmuesi i kombëtares italiane, nuk po përfiton shumë minuta te Leeds United në Championship.
20-vjeçari ka përfunduar në radarin e Freiburgut, aty ku do të gjente edhe një tjetër italian: Vincenzo Grifon. Klubi gjerman ofron 15 mln euro për kartonin e Gnontos, por drejtuesit e Leeds United kërkojnë 20 mln euro.
Distanca nuk është e ndjeshme dhe në ditët e ardhshme pritet të arrihet marrëveshja zyrtare mes dy klubeve.
13 ndeshje dhe 1 gol numëron Gnonto me kombëtaren italiane. Nga ana tjetër, Freiburgu renditet në vendin e tetë në kampionat. Ndërkohë, skuadra gjermane do të sfidojë francezët e Lensit në raundin e 1/16-ve në Europa League.