Në një lidhje me Skype për “Special Report”, analisti Skënder Minxhozi e ka konsideruar si një lojë mes gjykatave, vendimin për vulën e PD.

“Gjykatat kanë luajtur ping pong me stemën e Partisë Demokratike. Duhet të kishte një qartësi dhe kjo është një ndër arsyet që e ka futur Partinë Demokratike në një luftë dhe 8 janari e tregoi këtë. Prandaj gjykatat duhet të kenë një qartësi për të dyja palët”. Më tej, Minxhozi deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një figurë të turpshme, pasi është braktisur nga të gjithë shqiptarët dhe vuan nga mungesa e një mbështetje popullore.

“Problemi i sigurisë së Berishës është një problem logjistik për PD. Ai është një figurë politike që ka bërë klimën politike në këtë qytet. Është polikani më i vjetër i tranzicionit dhe ka bërë një figurë të turpshme.

Ai ka një problem kryekëput politik. Ju e patë sa pak njerëz ishin mbledhur rrotull Berishës te gjykata sot. Edhe ky është problemi i Berishës. Ai është mësuar që kjo turmë ta udhëheqë. Berishën sot nuk e kanë braktisur politikanët apo SHBA, por më së pari e kanë braktisur shqiptarët. Ai kthen kokën në rrugë sot dhe kupton që nuk ka asnjë.