Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, i cili akuzohet se porositi vrasjen e gruas së tij, nënës së dy fëmijëve të tij, flet sërish për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të gazetares dhe moderatores Evis Ahmeti. Kjo e fundit në një intervistë me Murselin, siguroi detaje të reja për ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën Liridona Ademaj.
INTERVISTA:
Pas varrimit të Liridonës, djali juaj u arrestua nga policia
Po e vërtetë
Si e mësuat lajmin?
Është interesante dhe ju kërkoj falje atyre që e panë intervistën e parë që e bëra të varrezat. Edhe pas varrimit jam kthyer në shtëpi dhe ende nuk kisha asnjë indikacion që do të arrestohej apo është i dyshuar djali. Ai ishte arrestuar dhe askush nuk më tha se ishte arrestuar, për të mos shqetësuar.
Kam qenë për ngushëllim në familjen Ademaj. Ata më deklaruan se në intervistën e dhënë për emisionin tim, ju kishit treguar diçka të drejtë. Çfarë ju thotë sot?
Sot edhe 100 vjet, përderisa është i akuzuar djali, jam me familjen Ademaj, Liridonin, e kam pjesë të familjes sa të jem gjallë. I shpreh ngushëllime gjithë kombit shqiptarë.
Vrasja e Liridonës ka prekur gjithë shqiptarët…
Jo vetëm shqiptarët, por edhe anë e mbanë. Edhe Suedinë, të gjithë njerëzit. Edhe pse nuk janë shqiptarë, i ka prekur thellë.