Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili akuzohet për korrupsion në aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ bëjnë të ditur mediat.

Kërkesa u dorëzua një ditë pasi Kuvendi votoi me 75 vota pro në seancë plenare, heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Pas dorëzimit të kërkesës së SPAK, GJKKO ka 5 ditë kohë për të caktuar seancën ku kërkohet ndryshimi i masës së sigurisë për Berishën.