Qeveria do të hapë fazën e dytë të aplikimeve për subvencionimin e qytetarëve për vendosjen e paneleve diellore. Do të jenë 2 mijë familje që do të përfitojnë nga subvencioni i qeverisë në masën 70% për panelet diellore.
Kjo është faza e dytë e subvencionimit me panele diellore, ndërsa në fazën e parë të hapur një vit më parë kanë përfituar 2 mijë familje të tjera.
Kjo nismë e qeverisë është marrë me qëllim kursimin e energjisë elektrike.