“Nëse dikush do të më ndihmojë me një gotë do t’ju kërkoja të më bashkoheshit për të uruar Vitin e Ri. Për fat të keq më duhet të sjell dhimbjet e mëdha të Gazës që prej 7 tetorit. Është përgjegjësia e imja dhe gjithsecilit të mos heshtim. Pa lëvizur asnjë grimcë nga një qëndrim i prerë që nuk ka vend si Hamasi, në një botë që duam të jetojmë.
Megjithatë nuk është shumë e vështirë që kjo dhunë të zgjasë për shumë kohë. Më lini të uroj që Viti i Ri të jetë përfundimi i të gjithë vuajtjeve. Uroj që të sjellë dritë dhe paqe për ukrainasit, që po luftojnë kundër trupave ruse.

Ishte një vit i mirë për Shqipërinë, faleminderit që ishit pjesë e këtij viti dhe nuk mund të lë pa falënderuar miqtë e mi nga BE, për suportin e fortë që po marrim prej tyre.

Deri jo shumë kohë më parë, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor ka qenë i paimagjinueshëm. Kjo do të thotë gjithçka për ne por nuk e marrim kaq lehtë. Progresi jonë vazhdon ende, për transformim në një kohë të shkurtër”, tha Rama.