Me Ten Hag në stol, Man.United po përjeton krizën më të thellë në historinë e klubit, për të gjetur shifra të ngjashme duhet të kthehemi shumë vite pas, në 1934 e largët, madje ky ekip po bën edhe më keq. Në qendër të kritikave ka përfunduar pikërisht trajneri Ten Hag. Eliminimi i tyre i turpshëm nga Evropa ka bërë që stoli i Ten Hag të lëkundet fuqishëm, madje mediat angleze kanë nisur sondazhet për të kuptuar se kush do të jetë trajneri i ri i “djajve të kuq”.

Për momentin kandidati kryesor është Lopetegiu ndërsa dy opsione të tjera janë Graham Potrer dhe Zinedine Zidane.