Një 60 vjeçar është arrestuar nga Qafë Morinë ku tentoi të kalonte kufirin duke hyrë drejt Shqipërisë me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara.
Në pranga ka rënë 60 vjeçari i identifikuar si M.Gj. Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin e tij tip “Touran”, u gjetën dhe u sekuestruan 131 fishekzjarrë, 4500 kapsolla dhe veshje e mallra të tjera të padeklaruaa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.