Pronari i një qendre masazhi në Tiranë, është arrestuar nga policia pasi e kishte përshtatur ambientin për prostitucion.
Në pranga të policisë ka rënë Ervin Salku, 39-vjeç dhe Helena Melcini 39-vjeçe të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja V. V., 39 vjeçe, banuese Tiranë.
Ervin Salku, administronte qendrën e masazheve në rrugën “Tish Daija”, në të cilën ishin të punësuara Helena Melcini, dhe V. V. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.